Vendosni fjalën kyçe....

Biden dënon ‘sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë’: Lutjet e e mbarë botës janë me popullin e Ukrainës


Presidenti i SHBA-së Joe Biden dënoi ‘sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës’ në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje pas shpërthimeve në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po planifikojnë të enjten të vënë në zbatim me forcë të plotë të gjitha sanksionet që janë diskutuar gjatë javëve të fundit në përgjigje të sulmit, sipas një zyrtari të lartë të administratës Biden.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetëve njerëzore,” tha Biden.

“Rusia e vetme është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do ta bëjë Rusinë përgjegjëse.” – thuhet në deklaratën e Biden.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë erdhi si përgjigje ndaj shpërthimeve në të gjithë Ukrainën, përfshirë në kryeqytetin e Kievit. Pak para fillimit të shpërthimeve, presidenti rus Putin njoftoi një ‘operacion special ushtarak’ dhe bëri thirrje për ‘çmilitarizimin’ e Ukrainës në komentet televizive.

Një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, tha se ‘pushtimi” i Rusisë ka filluar me sulme me raketa ndaj Kievit’.

Vlerësimi i hershëm nga SHBA është se ky është fillimi i pushtimit të plotë rus, sipas një zyrtari të lartë amerikan të njohur me inteligjencën më të fundit amerikane. Burimi tha se besimi është se shpërthimet e dëgjuara pranë Kievit dhe Odesës janë me gjasë raketa, ndërsa ato rreth Kharkivit në Ukrainën lindore ka të ngjarë të jenë artileri, duke pasur parasysh afërsinë me kufirin.

Biden diskutoi me anëtarët e ekipit të tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën në mbrëmje, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Në takim morën pjesë Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, Shefi i Shtabit Gjeneral Mark Milley dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Biden foli me telefon edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Në një deklaratë pas bisedës Biden tha se ai e informoi Zelenskyn ‘për hapat që ne po ndërmarrim për të mbledhur reagimin ndërkombëtar, duke përfshirë atë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara’.

Biden tha se ai planifikoi të fliste me homologët e tij të G-7 dhe do të mbante një fjalim para popullit amerikan të enjten.

“Ne gjithashtu do të koordinohemi me aleatët tanë të NATO-s për të siguruar një përgjigje të fortë dhe të bashkuar që pengon çdo agresion kundër Aleancës,” tha Biden.