Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Tom Doshi i plotfuqishmi i Ramës në Shkodër, vendosi kandidaten e PS-së për zgjedhjet


Deputetja e Partisë Demokratike, në një deklaratë për shtyp publikoi videon ku Tom Doshi bën fushatë për kandidaten e PS-së në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Zhupa thotë se Doshi është i plotfuqishmi i Ramës në Shkodër ku kontrollon tendera, emërime e kandidatë.

Tom Doshi është i plotfuqishmi i Edi Ramës në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka. Çdo tendër, emërim, kandidim merr më parë miratimin e Tom Doshit. Siç e konfirmon dhe vetë në takimet elektorale që po zhvillon këto ditë. Edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës siç e konfirmon në videon e mëposhtme e ka përzgjedhur ai”-deklaroi Zhupa.

Zhupa vijon më tej se Rama vijon ta përdorë Tom Doshin për të blerë vota edhe pse ai është non grata nga SHBA-ja.

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama vazhdon ta përdor Tom Doshin, për të manipuluar, shantazhuar e blerë vota, duke e emëruar de fakto si shefi politik dhe drejtues të fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që dhe kandidatët e tyre ta përzgjedhë Tom Doshi?
A ka turp më të madh për socialistët që gjithçka në emër të tyre ta vendosë Tom Doshi?
Edi Rama nuk ndahet dot nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Pa ta, ai, asnjë dite nuk do të qëndronte në pushtet.

Socialistët shkodranë me 6 mars kanë mundësinë të mos e pranojnë kandidatin e Tom Doshit.
Me 6 mars votoni për qytetin tuaj, votoni Me Dashni për Shkodrën, votoni Xhemal Bushatin, nr 3 në fletën e votimit
”-tha Zhupa.