Vendosni fjalën kyçe....

Mallakastër, arrestohet 30-vjeçari, u kap me armë zjarri në makinë dhe municion luftarak


Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme nga policia, pasi qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të automjetit të 30-vjeçarit, i identifikuar me inicialet A.K., policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË

“Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje.  Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 30-vjeçari. Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me armë në qytet, kanë ngritur pika kontrolli, dhe kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e tij.

 Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”.