Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Trump kritikon ‘prokurorin radikal demokrat të financuar nga Soros’


Ekipi i Donald Trump ka kritikuar avokatin e Nju Jorkut që kërkon ta ndjekë penalisht atë për paratë e pretenduara se janë paguar për Stormy Daniels si një ‘demokrat radikal i financuar nga George Soros’.

Një zëdhënës i ish-presidentit lëshoi ​​kritika të forta ndaj Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg, menjëherë pasi Trump pretendoi se do arrestohej të martën.

Zëdhënësi tregoi gjithashtu se zyra e Bragg nuk e ka njoftuar Trumpin ose ekipin e tij ligjor se arrestimi është i afërt.

Një zëdhënës i Trump tha: “Nuk ka pasur asnjë njoftim, përveç rrjedhjeve të paligjshme nga Departamenti i Drejtësisë dhe zyra e Prokurorit të Manhattan, për NBC dhe transmetues të tjerë të lajmeve të rreme, që prokurori i Demokratëve Radikalë të Majtë në Manhatan i financuar nga George Soros ka vendosur ta çojë gjuetinë e tij e shtrigave në nivelin tjetër. Presidenti Trump me të drejtë po nxjerr në pah pafajësinë e tij dhe përdorimin si armë të sistemit tonë të padrejtësisë. Ai do jetë në Teksas fundjavën e ardhshme për një miting gjigant. Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe!”

Gjatë fushatës së tij për zgjedhjet në vitin 2021, Bragg mori mbështetje nga një komitet veprimi politik që mori para nga George Soros.

‘Color Of Change PAC’, komiteti i veprimit politik i grupit më të madh në vend të drejtësisë racore në internet, mori 1 milion dollarë nga filantropisti miliarder Soros për të mbështetur kandidaturën e Bragg.

DailyMail.com zbuloi në shkurt të vitit të kaluar se donacioni më vonë u përgjysmua pasi u bë një akuzë kundër Bragg, të cilën ai e mohoi me forcë.

Sipas një raporti në janar 2023, Soros i dhuroi paratë për ‘Color of Change PAC’ si pjesë e një përpjekjeje prej 40 milionë dollarësh për të mbështetur fushatat e Prokurorëve të Qarkut në gjithë vendin.

Matt Palumbo, autor i librit ‘Njeriu pas perdes: Brenda rrjetit sekret të George Soros’, tha se financimi nga Soros ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në arritjen e synimeve të tij për të zgjedhur prokurorë qarku me prirje të majtë.

“Ai ka pasur më shumë se 90% sukses në zgjedhjen e shumë prej këtyre Prokurorëve të Qarkut”, tha ai për Fox News në janar.

Kevin McCarthy, Kryetari i Kongresit, ka kritikuar gjithashtu hetimin.

Ai tha të shtunën: “Ja ku po shkojmë përsëri, një abuzim i egër i pushtetit nga një prokuror qarku radikal që lejon kriminelët e dhunshëm të lëizin të lirë ndërsa ai ndjek hakmarrjen politike kundër Presidentit Trump. Unë po i drejtoj komitetet përkatëse që të hetojnë menjëherë nëse fondet federale po përdoren për të përmbytur demokracinë tonë duke ndërhyrë në zgjedhje me ndjekje penale të motivuara politikisht.”

Trump mund të akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit në lidhje me pagesat ndaj ish-avokatit të tij, Michael Cohen, i cili kreu dënimin me burg pasi u deklarua fajtor për përdorimin e financave të fushatës në lidhje me Daniels. Ish-presidenti mund të përballet gjithashtu me akuza të lidhura me shkelje të ligjit zgjedhor.

Ai do bëhej ish-presidenti i parë në histori që përballet me akuza penale nëse paditet. Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, iu përgjigj zhvillimit të shtunën duke deklaruar se nëse akuzohet, Trump do ‘rizgjidhet me një fitore dërrmuese’ në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Dhe ekspertët ligjorë thonë se Trump mund të zgjidhet president edhe nëse akuzohet apo dënohet.

Trump mund të përballet me deri në katër vjet burg nëse gjendet fajtor.

Trump ka pohuar tashmë se ai ‘as nuk do e mendonte të largohej’ nga gara nëse akuzohet. Kushtetuta e SHBA-së nuk thotë se një kandidat nuk mund të kandidojë nëse ka një precedent penal. Kushtet e vetme janë thjesht që një kandidat të jetë shtetas i lindur natyral i cili është të paktën 35 vjeç dhe ka qenë rezident në SHBA për 14 vjet ose më shumë.

Kate Shaw, një analiste ligjore dhe profesore në Shkollën Juridike Cardozo, i tha ABC: “Nuk ka asgjë në Kushtetutë që skualifikon individët e dënuar për krime nga kandidimi ose shërbimi si president.”

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Mail