Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj nuk përgjigjet për udhëtimet me Mirel Mertirin: Është jeta ime private


Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në përgjigjet e tij për Komisionin Hetimor për Inceneratorët u pyet për lidhjet personale me pronarët e djegsave të mbeturinave.

Ahmetaj i konsideroi “kuriozitet për jetën e tij private” pyetjet nëse ka udhëtuar me biznesmenët Zoto, Mertiri apo Gugallja, jashtë vendit.

Unë kam bërë shumë udhëtime me miq e shokë. Objekt i këtij komisioni janë procedurat. Duhet të flas për ata që nuk njoh dhe jo ata që njoh. Unë kam një jetë që udhëtoj brenda dhe jashtë vendit me shumë miq. Juve doni të shuani kuriozitetin e jetës sime private?”-tha Ahmetaj.

Debati:

Ahmetaj:Keni dalë nga objekti dhe keni dalë nga kuadri dhe ju lutem më pyesni për procedurat” – ishte debati në komision. Ahmetaj është përfolur edhe për një aksident në Maqedoninë e Veriut ku sipas Partisë Demokratike në makinë me Ahmetajn kanë qenë edhe Artan Gjokaj dhe Mirel Mërtiri, bashkëjetuesi i Stela Gugallias të inceneratorit të Elbasanit dhe që sot janë në kërkim nga prokuroria. 

Tabaku: Ju kujtohet “Hermes Communication”. Ne kete kompani kishit njohje me Mirel Mertirin, Klodian Zoton, Stela Gugallja, Loran Dushaj, Ariola Kodra.

Ahmetaj: Ne dijenine time asnje kontakt edhe me atë që mund ti njoh si emra.

Tabaku: Keni udhëtuar ndonjëherë me zotërinjtë Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Ahmetaj: Kam bere udhëtime pa fund me shume miq dhe shumë shoke. Me vjen keq, por ky nuk është objekt i këtij komisioni. Objekt i këtij komisioni është procedurat. Pyetjet tuaja duhet te jene ke nuk njeh. Njoh 95% te biznesit shqiptar. Kam qe 21 vjeç… Loran tek “CH”, duhet ta kem ekstraktin.

Tabaku: Keni udhëtuar ndonjëherë me këta persona?

Ahmetaj: Kam udhëtuar me shumë miq. Por ky nuk është objekt i komisionit. Nëse ju doni te shuani kuriozitetin ne jetën time private.

Tabaku: E lidh me çështjen e ligjit pronareve përfitues.

Ahmetaj: Një ligj qe e kam bere unë kur isha Ministër Finance.

Ahmetaj: Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie , as partner biznesi , as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë…Unë nuk kam as lidhje gjaku, asnjë lloj lidhje, në respekt pranova të përgjigjesha, por pyetja është jashtë objektit të Komisionit.