Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar për korrupsion, Rama takon Sarkozinë: Privilegj të këshillohem me të


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-Presidentin e Francës Nikola Sarkozi.

Rama ka zbuluar në rrjetet sociale se e ka takuar Sarkozinë në shtëpinë e tij në Paris, në të cilën ish-presidenti qëndron në arrest shtëpie pas dënimit për korrupsion.

Rama thotë se e ka privilegj të këshillohet për sfidat e Shqipërisë me Sarkozinë dhe për rrugën e zhvillimit ekonomik e social.

Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”-shkruan Rama.

Ish-Presidenti Sakozi është shpallur fajtor për korrupsion mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar një gjyqtar. Gjykata e dënoi Sarkozy me 3 vjet burg, me 2 vjet të pezulluara. Ai është dënuar me një vit burg dhe dy vite të tjera me kusht, gjykatësi vendosi që ai do të lejohet të vuajë dënimin e tij të veshur me një byzylyk elektronik në arrest shtëpiak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *