Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Sikur Basha të kishte guximin e Topallit do ishte në pushtet


Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në Gurin e Zi, kandidatin për kryetar Bashkie në Shkodër, Bardh Spahinë.

Berisha ndërsa ftoi qytetarët të mbështesin Spahinë si kandidaturë të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Berisha nuk la pa sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha duke e cilësuas si një njeri më pak të guximshëm se Jozefina Topalli e Voltana Ademi. Dhe, sipas Berishës mungesa e guximit nuk i dha pushtetin Bashës.

Dua ta falënderoj shumë Voltana Ademin. Ju përmendët fisnikërisht investimet e Bashkisë së Shkodrës. Voltana i ka qëndruar parimit të shpërndarjes së drejtë të të ardhurave dhe ka bërë gjithçka ju.

Ju ftoj të votoni Bardh Spahinë. E them dhe këtu e thashë dhe në Shkodër. Bardh Spahia ka trashëgiminë e detyrimet e të atit, dashurinë për ju. Misioni i mjekut është para të gjithave misioni i shërbëtorit. Ndaj, dhe ju garantoj se do të jetë shërbëtori juaj dhe do të bëjë gjithçka për të vazhduar projektet, për të lehtësuar sa më shumë tregtimin e prodhimeve tuaja. Do bëjë gjithçka që pallangat e krimit të narkoqeverisë mos t’ju pengojnë juve për të tregtuar në qytet prodhimin e duhanit. Ju jeni banorë të Shkodrës dhe prodhimet që keni të drejtë t’i tregtoni.

Bisedoni me çdo njeri që njihni të votojnë Bardh Spahinë se kjo votë është firmë për revolucionin tonë që të mos ndalet deri të përmbysim narkoshtetin dhe të sjellim në pushtet PD.

Lul Brava të kishte çerekun e guximit të Voltana Ademit dhe Jozefina Topallit PD do të ishte në pushtet. Këtu flas hapur unë se jam me demokratë. Gjatë fushatës i biri i Rahman Rajës i tha “Lul mos guxo të dukesh në Fushë-Krujë. Në mënyrë absolute nuk shkoi të bënte fushatë në Fushë-Krujë. Ndërsa, Jozefina Topallin e gjuajtën me kallashnikov në fshatrat të Vlorës, por shkoi dhjetëra herë të tjera. Po kështu është politika, nuk është për t’u frikësuar”, tha Berisha.