Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia në Kongres, ish-drejtori i CDC thotë se Fauci mbylli debatin mbi origjinën e Covid


Drejtori i CDC-së i administratës Trump, Robert Redfield i tha një komiteti të kongresit të mërkurën se ish-kolegu i tij, Anthony Fauci dhe ish-drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Francis Collins, e ndaluan atë nga diskutimet mbi origjinën e Covid-19.

Akuza erdhi gjatë një seance dëgjimore të ngarkuar politikisht të mërkurën të Nënkomitetit të Mbikëqyrjes dhe Përgjegjshmërisë së Kongresit për Pandeminë e Koronavirusit dhe nxiti pretendimet republikane se Fauci në fillim të vitit 2020 promovoi pikëpamjen se një kafshë e infektuar përhapte virusin te njerëzit për të larguar vëmendjen nga kërkimet e sponsorizuara nga SHBA në Instituti i Virologjisë në Wuhan të Kinës.

“Më thanë se ata donin një rrëfim të vetëm dhe më pas padyshim që kisha një këndvështrim tjetër,” u tha Redfield përfaqësuesve.

Redfield tha se Fauci, i cili drejtonte Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në atë kohë, dhe Collins e lanë jashtë sepse Redfield dyshonte se koronavirusi kishte rrjedhur nga laboratori kinez.

Fauci, i cili nuk ishte në seancë, hodhi poshtë akuzat e Redfield si ‘plotësisht të pavërteta’.

“Askush nuk përjashtoi askënd”, tha ai për POLITICO pas seancës.

Collins, i cili tani është këshilltar shkencor i Presidentit Joe Biden, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Ai ka thënë më parë se ndan pikëpamjen e Faucit se virusi ka të ngjarë të ketë ardhur nga natyra, por që një rrjedhje laboratorike ishte e mundur.

Redfield mendoi se natyra shumë infektive e virusit e dallonte atë nga koronaviruset e tjerë dhe e bënte të pamundur që të kishte evoluar natyrshëm, u tha ai përfaqësuesve.

Fauci dhe të tjerët thanë se ka shumë të ngjarë të vinte nga një përhapje natyrale nga kafshët, siç ishte rasti me koronaviruset e tjerë, si SARS dhe MERS, tha Redfield.

“Mendoj se Dr. Fauci dhe Dr. Collins u kapën me duart e tyre në kavanozin me mjaltw. Ata u kapën duke shtuar viruse në një laborator kinez.” – tha James Comer (R-Ky.), kryetar i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Përgjegjshmërisë së Kongresit.

Fauci ka mohuar në mënyrë të përsëritur se NIH financoi të ashtuquajturat kërkime të fitimit të funksionit në laboratorin e Wuhan. Ky hulumtim synon t’i bëjë viruset ose më vdekjeprurëse ose më të transmetueshme ose të dyja për të gjetur mënyra për t’i luftuar ato.

Disa përfaqësues demokratë në seancë paralajmëruan se akuzimi i Faucit për motive të këqija do gërryente më tej besimin tek zyrtarët e shëndetësisë, duke kërcënuar shëndetin publik.

“Unë dua faktet, por shpresoj dhe u them kolegëve të mi nga ana tjetër: Ne nuk mund të shkojmë në një rrugë të rrezikshme duke nxitur komplote të pabaza për Dr. Faucin dhe zyrtarë të tjerë të shëndetit publik me karrierë të gjatë.” – tha Debbie Dingell (D -Mich.).