Vendosni fjalën kyçe....

Njeriu më i pasur i Evropës hetohet për ‘pastrim parash’ lidhur me biznesmenin rus


Manjati francez i mallrave luksoze Bernard Arnault është duke u hetuar mbi një transaksion financiar që përfshin biznesmenin rus Nikolai Sarkisov, sipas zyrës së prokurorit publik të Parisit.

Rasti u zbulua javën e kaluar nga gazeta ‘Le Monde’, e cila raportoi, duke cituar një dokument të dhjetorit 2022 nga njësia e inteligjencës financiare të qeverisë ‘Tracfin’, se Sarkisov kishte blerë pasuri të paluajtshme në vendpushimin e skive Courchevel në 2018 nëpërmjet një tranzicioni të ndërlikuar në të cilin dyshohet se Arnault ka dhënë një hua nëpërmjet një prej kompanive të tij.

Prokurorët nuk e zbuluan objektivin e hetimit paraprak, por konfirmuan se transaksionet financiare potencialisht të dyshimta midis Arnault dhe Sarkisov ishin shtuar në hetim pasi zyra mori një alarm nga ‘Tracfin’.

“Një hetim paraprak ka nisur që nga viti 2022 dhe raporti i Tracfin tërheq vëmendjen e prokurorisë për operacionet në lidhje me z. Arnault”, tha në një deklaratë zyra e prokurorit të Parisit.

Bernard Arnault kontrollon LVMH, kompaninë mëmë të markave Louis Vuitton, Christian Dior, Bulgari, Moët, Hennessy dhe të tjerë. Revista Forbes vlerëson pasurinë e tij neto në 188 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në botë pas manjatit amerikan Elon Musk.

Avokatja e Arnault, Jacqueline Laffont, i ka quajtur akuzat “sa absurde aq edhe të pabaza”.

“Kush mund ta imagjinojë seriozisht që zoti Bernard Arnault, i cili për 40 vitet e fundit ka ndërtuar Francën dhe kompanitë kryesore të Evropës, do të përfshihej në pastrim parash për të zgjeruar një hotel? Unë mendoj se natyra e pakuptimtë e këtyre akuzave nuk mund t’i shpëtojë askujt,” tha Laffont në një deklaratë për Reuters.

Nikolai Sarkisov, i cili bashkëpronar i kompanisë së sigurimeve Reso-Garantiya me vëllain e tij, gjithashtu mohoi akuzat. Zëvendësshefi i Reso-Garantia, Igor Ivanov i tha CNBC në një email se as kompania, as Sarkisov personalisht, nuk ishin përfshirë në transaksion dhe se hetuesit francezë nuk bënë asnjë kërkesë për ndonjë dokument nga kompania.

“Z. Sarkisov dhe z. Arnault nuk janë takuar kurrë”, tha Ivanov, duke shtuar se “të gjitha transaksionet janë kryer nga kompanitë franceze, përmes noterëve francezë nga avokatët francezë nga të gjitha anët. Kjo ishte një marrëveshje e zakonshme e pasurive të paluajtshme’.