Vendosni fjalën kyçe....

Shkrepet arma në kufirin me Rusinë, ushtria ukrainase vret dy emigrantë grekë dhe plagos dy të tjerë


Dy emigrantë grekë në Ukrainë janë vrarë më zonën e kuqe të konfliktit me Rusinë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë, e cila ka bërë me dije se shtetasit grek janë ekzekutuar nga ushtria ukrainase.

Ngjarja e rëndë siç raporton Protothema ndodhi në fshatin Granitna në Ukrainën Lindore, shumë pranë vijës së kontaktit me Rusinë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, përveç vdekjes së papritur të dy emigrantëve, dy grekë të tjerë u plagosën rëndë.

Autoritetet thonë se dy emigrantët janë vrarë nga tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt për “arsye të parëndësishme”.

Sipas informacioneve të gazetës, sherri mes tyre ka shpërthyer për urdhrin e hyrjes në banja në zonë, ku ushtarët kanë qëlluar mbi mërgimtarët grekë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme greke:

Shprehim dhimbjen tonë më të thellë për vdekjen e papritur të dy patritotëve tanë dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore.

Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të lënduarve.

Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt për arsye të parëndësishme me emigrantët tanë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.