Vendosni fjalën kyçe....

Digjet në ecje makina në Tiranë


Një mjet është përfshirë nga flakët në ecje duke u djegur plotësisht.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime.

Paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka ndodhur për shkak të një defekti teknik.

Njoftimi

“Me datë 14.02.2022, rreth orës 07:45, te rrethrrotullimi në Selitë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin M. B., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”