Vendosni fjalën kyçe....

“Më falni për fjalorin po nuk na rr*uhet fare për sanksionet” – Ambasadori rus në Suedi


Ambasadori i Rusisë në Suedi, nuk i ‘mati’ aspak fjalët e tij kur dha një qortim të fortë ndaj masave shtrënguese të Perëndimit të dielën.

“Më falni për fjalorin, por nuk na rr*uhet fare për sanksionet”, tha Viktor Tatarintsev për të përditshmen e Stokholmit, ‘Aftonbladet’.

SHBA-ja, Britania dhe BE-ja kanë kërcënuar të gjitha se do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën. Moska, ndërkohë, ka mohuar çdo plan për të sulmuar fqinjin e saj.

Diplomati rus akuzoi SHBA-në dhe NATO-n për nxitje të tensioneve në Evropë.

“Zgjerimi i NATO-s është kërcënimi më i madh për Rusinë”, tha Tatarintsev.

Rusia po kërkon garanci ligjërisht të detyrueshme se blloku ushtarak perëndimor nuk do të vazhdojë të zgjerohet drejt lindjes. Kjo në mënyrë efektive do të pengonte vendet si Ukraina të bashkohen me aleancën.

NATO, megjithatë, ka refuzuar të braktisë të ashtuquajturën ‘politikën e dyerve të hapura’ për sa i përket pranimit të anëtarëve të rinj.