Vendosni fjalën kyçe....

Kontrolle në burgun e Rrogozhinës dhe Reçit, gjenden pajisje digjitale, radio e thika


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kontrolle të befasishme në burgun e Rrogozhinës dhe Reçit.

Gjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë nderveprim në rrjetet sociale.

Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj.

DPB kontroll në IEVP Rrogozhinë dhe Reç

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kryer kontrolle të befasishme në IEVP Rrogozhinë dhe Reç përgjatë fashës orare 17-20.55 të ditës së dielë.

Në IEVP Rrogozhinë janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstatuar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, të cilat i kishin të cenuar elementët e sigurisë “vulat”. Një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.

Ndërkohë në IEVP Reç është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë nderveprim në rrjetet sociale. Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj. Materialet u janë kaluar ekspertëve të SHKB-së së burgjeve.