Vendosni fjalën kyçe....

Kina posedon mbi 60% të infrastrukturës 5G në botë


Kina posedon 1,43 milion stacione bazë të instaluara për rrjetin 5G, që përbën më shumë se 60 për qind të infrastrukturës globale të rrjeti celular.

Në një deklaratë të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës thuhet se nga fundi i vitit 2021, për çdo 10.000 përdorues në vend ka 10,1 stacione 5G.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se numri i stacioneve bazë në Kinë arriti në 1,43 milion, që i përgjigjet afërsisht 60 për qind të infrastrukturës totale në botë.

Gjatë vitit 2021, Kina investoi 29 miliardë dollarë në zhvillimin e rrjetit 5G.

Qeveria nga Pekini njoftoi se numri i përdoruesve të 5G në vitin 2023 do të kalojë 560 milionë dhe se numri i stacioneve bazë për 10.000 përdorues është planifikuar të rritet në 18.