Vendosni fjalën kyçe....

Virusi i ngjashëm me Ebolan zbulohet në Evropë


Dy persona që janë kthyer së fundmi në Britaninë e Madhe nga Afrika Perëndimore janë diagnostikuar me ethet Lassa, një sëmundje hemorragjike virale e ngjashme me Ebola, konfirmoi Londra.

Rastet u zbuluan brenda së njëjtës familje që jeton në lindje të Anglisë, tha qeveria, duke shtuar se një rast i tretë i dyshuar është aktualisht nën hetim.

Simptomat e sëmundjes përfshijnë ethe, dobësi, dhimbje koke dhe të vjella. Mund të çojë gjithashtu në gjakderdhje nga goja, traktin gastrointestinal ose vaginë dhe përfundimisht të shkaktojë vdekje, megjithëse shkalla e vdekshmërisë së saj është dukshëm më e ulët se ajo e Ebolës.

Rreth një e katërta e pacientëve që i mbijetojnë sëmundjes mund të vuajnë nga shurdhimi.

Një sëmundje endemike për një numër vendesh të Afrikës Perëndimore, ethet Lassa zakonisht transmetohen nga ekspozimi ndaj ushqimit ose sendeve shtëpiake të ndotura me urinë ose feçe të minjve të infektuar. Mund të përhapet edhe nga ekspozimi ndaj lëngjeve të infektuara trupore.

Rrjeti i Sëmundjeve Infektive në Mbretërinë e Bashkuar po merret me përkujdesjen e vazhdueshme ndaj pacientëve të infektuar. Një nga pacientët është shëruar që atëherë, sipas mediave britanike.