Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i gjerë kundër kanabisit në mbarë vendin


Një operacion i gjerë kundër kanabisit po zhvillohet në mbarë vendin.

Forca të shumta policie po ushtrojnë kontrolle në çdo mjedis të dyshuar se është kultivuar apo fshehur kanabis si tunele, magazina e mjedise të tjera të mbyllura.

Operacioni antikanabis vjen pak ditë pas dënimit me 3.4 vite burg të ish-ministrit të Brendshëm Tahiri e dy ditë pas arrestimit në Itali të ish-Gjeneralit të Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi.

Ai njihet si mik i afërt i Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi, me të cilin është fqinj në Romë, ku i kanë vilat pranë njëra-tjetrës.