Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet 51-vjeçari në Durrës


Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të premte 51-vjeçarin Gentian Deda, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky person rezulton se është dënuar në Itali me 11 vite burg e 8 muaj për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. Për këtë arsye ai pritet të ekstradohet nga autoritetet drejt shtetit fqinj.

“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruar në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale ‘Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.