Vendosni fjalën kyçe....

Xhaxhai me dy nipërit u bllokuan në pus, policia jep informacionin zyrtar për ngjarjen në Berat


Policia e Beratit ka publikuar informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Dushnik, në Berat ku humbi jetën një 75-vjeçar dhe dy nipat e tij.

Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit, ku tre të afërmit u futën në një pus për ta pastruar e thelluar pasi nuk kishin ujë.

Por për fat të keq ata mbetën të bllokuar dhe ndërruan jetë.

“Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.”- thotë policia.

I pari në fund të pusit ishte futur Kamber Hoxha 75-vjeç, e në ndihmë kishte hyrë dhe nipi i tij Gentian Golashi, 44-vjeç. Në ndihmë ishte edhe nipi tjetër Neim Hoxha, 40-vjeç, i cili ishte futur i fundit në pusin 9 metra. (Njëri prej viktimave Kamberin e kishte xhaxha, e tjetri dajë).

Përreth ka patur dhe të afërm të tjerë që po ndihmonin në thellimin e pusit, të cilët kur kanë parë që ata nuk po kthenin përgjigje kanë kërkuar ndihmë nga policia.

Paraprakisht dyshohet se tre familjarët kanë hasur në një xhep gazi dhe janë asfiksuar, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre personave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *