Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Procedura mafioze e Kuvendit, grusht shteti ndaj kreut të shtetit


Presidenti Meta ka shkëputur një pjesë nga konferenca e djeshme për shtyp për të akuzuar Kuvendin për falsifikimin e dokumenteve në seancën në Gjykatën Kushtetuese.

Ai e cilëson këtë gjë një grusht shteti kundër kreut të shtetit.

Reagimi i Metës në Facebook vjen një ditë pasi ai firmosi kallëzimin në prokurorinë e Tiranës dhe SPAK të Kuvendit.

“Ky krim, ky falsifikim, tregon shumë qartë jo vetëm se si ka funksionuar Kuvendi njëpartiak para 25 Prillit, por edhe dramën se si po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë. Ky akt falsifikimi, kjo procedurë mafioze, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të finalizuar një GRUSHT SHTETI KUNDËR KREUT TË SHTETIT. Çfarë mund të thuash për letrat që kërkojnë banorët e 5 Majit? Çfarë garancie kemi ne, si qytetarë të Republikës, që ligjet që votohen në Kuvend, zbardhen besnikërisht? Çfarë garancie kemi ne, që pronat, hipotekat dhe çdo gjë që u takon qytetarëve shqiptarë nuk falsifikohen?” – shkruan Meta.