Vendosni fjalën kyçe....

Tension e përplasje te ‘5 Maji’, policia nxjerr me forcë banorët nga shtëpitë (Video)


Policia ka nisur nxjerrjen me forcë të banorëve nga banesat e tyre në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.

Ata janë tërhequr me forcë jashtë shtëpive të tyre për të mundësuar prishjen si pjesë e aksionit të IKMT-së. Disa prej banorëve kanë deklaruars e pronat e tyre i kanë me tapi e me hipotekë dhe se ajo që po ndodh është krejt e paligjshme.

“O serb, o ndyrësira, mos i gëzofshi djersën tonë! Është prona ime kjo, e kam me tapi, me hipotekë. O faqezinj, o kriminelë” – thotë një banor.

Dhjetëra banorë të zonës e kanë gdhirë natën jashtë duke sfiduar temperaturat e ulëta të dimrit në mbrojtje të pronës së tyre.

Mëngjesin e sotëm forca të shumta policie si dhe punonjës të IKMT-së kanë shkuar në zonë për të vijuar me prishjen e banesave.

Qindra banorë të njësisë 4 e njësisë 8 që preken nga prishja e banesave janë mbledhur në zonë duke u përplasur me policinë që kërkon t’i mbajë jashtë perimetrit të aksionit.

Banorët e 5 Majit, Laprakës, Astirit e Paskuqanit protestojnë prej javësh kundër prishjes së banesave.

Ata theksojnë se kjo është e paligjshme duke kërkuar dëmshpërblim të drejtë për pronat e tyre e duke akuzuar qeverinë e bashkinë se po u grabit pronat pa u dhënë asnjë garanci.

*Video Credit: Shqiptarja