Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentet rrugore/ Meta apel Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës: Merrni masa të menjëhershme


Presidenti i vendit Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të aksidenteve dhe humbjen e jetëve në rrugët e vendit.

Në një postim në “Facebook”, Meta thotë se vetëm gjatë 10 ditëve të fundit kanë humbur jetën në rrugë 10 qytetarë e janë plagosur mbi 25 të tjerë. Ai iu bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa.

 “Shpreh shqetësimin e thellë për rritjen e numrit të aksidenteve dhe humbjen e jetëve të shtetasve shqiptarë në rrugët e vendit.

Sipas raporteve zyrtare, në 10 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 10 qytetarë dhe mbi 25 janë plagosur në aksidente automobilistike në akse të ndryshme rrugore të vendit, çka përbën një bilanc tragjik të paprecedentë për numrin shumë të lartë të viktimave në këtë periudhë të vitit.

Ju apeloj autoriteteve përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Mini…”- shkruan presidenti.