Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë akuza kryeministrit: Goditja e Berishës akt kriminal e burracak, skenari ogurzi i Ramës do marrë përgjigjen e duhur


Partia e Lirisë ka dënuar me forcë dhunën ndaj kreut të PD-së Berisha, i cili u godit me grusht gjatë protestës së sotme.

Në një reagim Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi tha se akti kriminal e burracak është vepër direkte e Edi Ramës. Ai shtoi se akte të tilla që nuk trembin askënd do marrin përgjigjen e merituar nga shqiptarët.

“Akti kriminal dhe burracak i sulmit fizik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha është vepër direkte e Edi Ramës, i cili mban përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj opozitës. Të tillë skenarë ogurzinj të Edi Ramës dhe këtij regjimi kriminal, që i dënojmë me forcë por që nuk trembin askënd, do të marrin gjithmonë përgjigjen e merituar nga shqiptarët patriotë!” – tha Blushi.