Vendosni fjalën kyçe....

Meta u kërkon ndjesë qytetarëve: Një grup i strukturuar kriminal ka dërguar mesazhe fyese në emrin tim


Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur konferencën e tij të sotme për shtyp, me një ndjesë për qytetarët. Meta tha se një “grup i strukturuar kriminal” u ka dërguar mesazhe qytetarëve dhe një sërë personaltiteteve mesazhe fyese në emër të tij.

Meta u bëri thirrje të përqendrohen tek zgjedhjet dhe të mos çorientohen nga këto lajme.

“Së pari u kërkoj ndjesë qytetarëve, të cilëve një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emër të presidentit të Republikës, kryesisht gjatë ditës së djeshme. Por ndoshta edhe më parë, ndoshta edhe në vazhdim.

Të cilat janë konfirmuar nga disa personalitete publike por edhe të njohur të presidentit të Republikës.

Lidhur me këtë skandal ku një grup kriminal keqpërdor të dhënat personale të Presidentit të Republikës për të shantazhuar qytetarë të Republikës, sot i kam dërguar kompanisë Vodafone një kërkesë teknike dhe pres një përgjigje prej saj. Dhe shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore të hetimit vendas dhe ndërkombëtar.

Besoj se kjo është një çështje e sqaruam dhe besoj se dhe gazetarët mos marrin mesazhe nga presidenti i Republikës që ka marrëdhëniet më perfekte me të gjithë qytetarët. Ta ndjekë këtë edhe kolegu jonë Deliu se mos merr edhe ai ndonjë mesazh. Mos u shfokusoni nga procesi i zgjedhjeve, mos u çorientoni me lajme të tjera, zgjedhjet nuk kanë përfunduar, votimet po, rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë vetëm një rezultat vetëm paraprak. Për arsye se procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende ndoshta, dhe procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma se nuk nis dot pa u shpallur zyrtarisht rezultati.”- deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *