Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Viterbo të Italisë, në qytetin e papëve. Qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Ai mori pjesë sot në një takim në Unitus, Universiteti i Tuscias me ministren e Universitetit dhe Kërkimeve, Maria Cristina Messa.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se dy vendet duhet të krijojnë bashkëpunime të reja në sistemin universitar.
Sipas kryeministrit Rama për shqiptarët Italia është toka e ëndrrave të tyre dhe kërkon që me ndihmën e Italisë të shfrytëzojnë sa më shumë programet europiane.
“Për mua është një kënaqësi shumë e madhe dhe një nder që jam sot këtu. Do doja të falenderoja sidomos rektorin dhe ekipin e tij, ata u treguan me të vërtetë shumë bujarë dhe të gatshëm ndaj nesh. Për ne është një çast ky shumë i rëndësishëm. I rëndësishëm është fakti që jemi sot këtu për të vijuar përpjekjet tona për sinergji të reja dhe të hapim dyert e bashkëpunimit në sistemin universitar mes dy vendeve në emër të një të ardhmeje.
Dua të them që më bëri jashtëzakonisht përshtypje të mirë biseda që pata me rektorin, pasi munda të kupptoj menjëherë ngjashmëritë e shumta mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë fushë.
Me fjalë të tjera, problemet që kemi sot para nesh, kanë qenë të pranishme në sistemin universitar italian disa vende më parë. Ndërsa problemet që janë tani në Itali, janë njëkohësisht probleme të përbashkëta, siç është largimi i të rinjve nga jugu e pjesa qendrore e Italisë, e drejt Veriut e Europës Veriore, E kemi për detyrë ta përballojmë këtë problematikë me racionalitet.
Ndërkohë që ajo që kemi të përbashkët është një sfidë shumë e rëndësishme, do të duhet ta kuptojmë dhe ta orientojmë pa rënë në kurthin e politikave të së shkuarës, të cilat nuk kanë ndryshuar asgjë në këtë situatë.
Për ne është e rëndësishme të vazhdojmë të punojmë për internacionalizimin e universiteteve tona, për të bërë që studentët shqiptarë të kenë programe të ngjashme me ato italiane.
Kemi një shembull të mirë universiteti në Shqipëri, si ai i Zonjës së Këshillit të Mirë, themeluar me kërkesë të nënë Terezës, e me mbështetjen e Selisë së Shenjtë. Është një Universitet që dëshmon se mund të lindin sinergji të reja, një katedër italo-shqiptare e plotfuqishme.
Më duket shumë e qartë se me universitetet italiane mund të shkohet përpara në këtë qëllim. Ekziston një lidhje e veçantë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Për shqiptarët, Italia është një pjesë e tokës së tyre, e ëndrrave të tyre. Sigurisht është një det që ndan një det, e një histori që jo gjithmonë na ka bashkuar, por në të njëjtën kohë na bashkon një ndjenjë e përbashkët përkatësie e jashtëzakonshme e fqinjësisë.
E pra pikërisht për këtë, marrëdhënia mes Shqipërisë e Italisë është e veçantë në të gjitha nivelet.
Përsa i përket arsimit ka shumë për të bërë. Pastaj sigurisht është edhe Europa, programet europiane që ne do dëshironim t’i shfrytëzonim sa më shumë të jetë e mundur, duke përfituar nga njohuria që ka Italia.
Ne kemi shumë për të mësuar e jemi me fat që jemi kaq afeër Italisë, e nga ana tjetër Italia ka këtë gatishmëri le të themi vëllazërore ndaj Shqipërisë, një gatishmëri për të na dhënë sa më shumë, atë që është më e rëndësishme në rrugën e zhvillimit, njohurinë.”– tha kryeministri.