Vendosni fjalën kyçe....

Meta me dy përfaqësuesit e tij në Kushtetuese: I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për Kuvendin


Presidenti Ilir Meta do të padisë në Prokurori Kuvendin për falsifikim. Pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij, Meta është takuar me dy përfaqësuesit e tij ligjorë në këtë seancë, të cilëve u kërkon të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi.

Në një postim në “Facebook”, ai shton se do të flasë shumë shpejt për këtë në një komunikim për mediet.

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.

I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!
Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”- shkruan Meta.