Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj i del në mbështetje Kurtit: Mund ta shajmë sa të duam por marrëveshja me Serbinë është më e mira e mundshme


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë është më e mira e mundshme.

“Marrëveshja është më e mira, nuk e ka rezultatin final që do të ishte njohja bilaterale me Serbinë, por krejt materia e kësaj marrëveshjeje është më e mira që ekziston”, ka thënë Haradinaj ne Klan Kosova.

Haradinaj tha se nenet që janë pjesë e marrëveshjes nuk janë krijuar për marrëdhënien në mes të dyja vendeve, por, sipas tij, janë të cituara nga konventa ndërkombëtare me të cilat kanë funksionuar shumë vende.

Ai theksoi se në këtë marrëveshje nuk flitet për autonomi.

“Ne mund ta shajmë Kurtin sa të doni, ruajuni me marrëveshjen, nuk janë autonomi, nuk ka kompensime për Serbinë në këtë marrëveshje. Marrëveshja është e mirë, veç harrojeni Kurtin një herë. Nuk e ka shkruar Kurti marrëveshjen po është e Amerikës, mendoj më së shumti kontribut ka ajo”, është shprehur Haradinaj.