Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Posterat e PS-së në fushatë ishin sulm ndaj Presidentit


Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp nxori një poster ku akuzoi se qeverinë që po sulmonte atë gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.

Meta tha se denoncoi posterat më 19 prill 2021 për të verifikuar autorët.

“Më 10 mars kur PS zhvilloi një aktivitet ku prezantoi kandidatët për 25 prillin, Rama në prezantimin publik me Etilda Gjonajn e krahasoi si kandidate me Presidentin e Republikës. Posterat e PS ishin sulm i drejtpërdrejt ndaj presidentit dhe në shkelje të ligjit. Në 19 prill denoncuam për të verifikuar autorët e këtyre materialeve fyese”- tha Meta.