Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Selenicë, mjeti del nga rruga dhe humb jetën 60-vjeçarja, tre të plagosur


Një aksident mjeti me pasojë vdekjen e një 60-vjeçare është regjistruar mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bisht Malit në Selenicë. Një mjet tip ‘Renault’ ka dalë nga rruga dhe 60-vjeçarja humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.