Vendosni fjalën kyçe....

“Gruaja na përdorte Facebook-un mua dhe motrës së vet” – Rrëfimi i Xhoni Potkës mbi “mblesërinë” për Martin Çeçon dhe Tina Pajollarin


Shumë pikëpyetje e shumë mistere lidhur me vrasjen e Martin Çeços.

Për këtë ngjarje të ndodhur në qershor të këtij viti ka 4 të arrestuar:  Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çobanin e tyre Blenti Angjo. Së fundmi edhe Martina Pajollari, e reja e cila dyshohet se kishte lidhje me të.

Por ka shumë pikëpyetje në lidhje me vrasjen e të riut.

Pas dëshmisë në babait të tij Nevzat Çeços në media, doli një emër të ri në dritë i cili është Xhoni Potka, ish-burri i motrës së Martinës (shkurt Tinës).

Sipas babait të të ndjerit, Xhoni Potka i kishte premtuar se do t’i bënte Martinën ose Tinën për nuse, mblesë kjo që i kishte kushtuar 250.000 lekë të reja.

Por çfarë thotë Xhoni Potka? Ai ka folur në emisionin “Uniko” të gazetarit Spartak Koka, ku e ka mohuar këtë histori.

Potka përgjigjet dhe jep të dhëna në raport me njohjen e tij me Martin Çeços dhe Tina Pajollarit. Po ashtu edhe historinë se si u hoq Martin Çeço nga “friends”-at e tij në Facebook. Gjithashtu dhe për akuzat e ish-kunatës se ai i hapte adresa Facebook-u.

Xhoni Potka tha se Facebook-un nuk di ta përdorë e jo më të mbajë hapur edhe Facebooku-n e Tina Pajollarit. Potka thotë se heqjen e Miqësisë me Martinin e ka bërë ish-bashkëshortja e tij Libora dhe se ishte kjo e fundit që përdorte rrjetet sociale, të tij dhe të motrës së saj, Tinës.

Ai tha edhe se mbrëmjen e 12 qershorit ka qenë në Greqi dhe e konfirmon me dokumente. Akuzat i konsideron të padrejta.

INTERVISTA:

Spartak Koka: Më 12 qershor të këtij viti ku ke qenë?

Xhoni Potka: Në Greqi.

Spartak Koka: Je me letra? Pra e ke të onfirmuar që ke qenë në Greqi?

Xhoni Potka: Kam dokumentet, e dëshmitarë.

Spartak Koka: Pra ke qenë në Greqi?

Xhoni Potka: 3 muaj e 20 ditë.

Spartak Koka: Dhe kur je kthyer?

Xhoni Potka: Kur më ka braktisur nusja, që ka ikur më ka lënë fëmijët rrugëve.

Spartak Koka: Si e njeh ti Martin Çeçon?

Xhoni Potka: Unë shisja lajthi, arra. Ai lajthi. Puna e pazarit kshu. Ai u largua, unë ika. Ai në punë të tij, unë në timen. Dhe pas ca kohe erdhi këtu ai. Në Goskovë. Në 2019. Ai erdhi me një tjetër. E pyeti ‘a e njihni këtë?’ për mua. Hajde pini kafe. Vajta unë.

Spartak Koka: Përse kishin ardhur?

Xhoni Potka: Për nuse.

Spartak Koka: Pra nuk është se i kishte sjellë ti në Goskovë? Kishin ardhur vetë?

Xhoni Potka: Po asnjëherë në botë. Vijnë aty, pijnë kafe, rakinë. Se çfarë llafosën.

Spartak Koka: U futën te shpia e kësaj vajzës Arjola Hamza? Le ta përmendim.

Xhoni Potka: Unë mora kafe dhe dola se ishte mëngjes, se ça llafosën se ça u bë, unë s’kam dëgjuar asnjë gjë.

Spartak Koka: Është përfolur që janë marrë lekë ose janë premtuar lekë në këtë histori, në 2019.

Xhoni Potka: Po ça thua mo?

Spartak Koka: Ti ke marrë lekë?

Xhoni Potka: Po asnjëherë në botë, fare.

Spartak Koka: A është diskutuar për punë lekësh aty?

Xhoni Potka: Po hic, fare.

Spartak Koka: Vajza tha: ‘Arterin e njohin të gjithë që merr lekë’.

Xhoni Potka: Po ça lekësh? Çdo njeri të jetë, dhe unë tani që jam i pa martuar, unë një kafe do ta jap, 50 mijë, një palë këpucë, ça kam dëshirë unë. Jo të blej nusen.

Spartak Koka: Pra jo me çmim?

Xhoni Potka: Këto janë gjëra koti që llafosin këta.

Spartak Koka: Prap te 2019, e ke takuar më Martin Çeçon?

Xhoni Potka: Asnjëherë.

Spartak Koka: Fare?

Xhoni Potka: Hiç.

Spartak Koka: Po Nevzat Çeçon? Babain e Martinit?

Xhoni Potka: Po unë atë s’e njoh fare. Dje e dëgjova emrin e tij, se më mori në telefon motra…

Spartak Koka: Do dalim dhe aty. E ke takuar ndonjëherë Nevzat Çeçon?

Xhoni Potka: Asnjëherë.

Spartak Koka: Nevzat Çeço të ka përmendur emrin dje dhe ka thënë që t’ka dhënë 1 milion, 1 milion atij tjetrit dhe 500 Rezart Dokollit.

Spartak Koka: Rezart Dokollin e njeh?

Xhoni Potka: Po s’e njoh bre.

Spartak Koka: Është personi që kemi marrë ne në emision.

Xhoni Potka: Po e kam parë dhe kur e ke pyetur,

Spartak Koka: E kam pyetur atë për ty, por do të pyes edhe ty për atë.

Xhoni Potka: Po shumë mirë bën po unë s’e njoh fare.

Spartak Koka: Në gjithë këtë histori Xhoni Potka, emri i cili është mollë sherri, të paktën e shpërfasur në opinionin publik, është Martina Pajollari.

Xhoni Potka: Po, ish-kunata.

Spartak Koka: Pse ish-kunata?

Xhoni Potka: Po se ajo fliste.

Spartak Koka: Martini ka parë një vajzë tek byrektorja ndërkohë që i është thënë një emër, Tina Pajollari. Ndërkohë atë ditë ai flet me Rezart Dokollin dhe në darkë i del emri i Tina Pajollarit. Pra vajza e byrektores, por nuk korrespondonte fytyra me emrin.

Xhoni Potka: E kam dëgjuar.

Spartak Koka: Pas dy ditësh Martin Çeço i nis motrës së tij profilin tënd Xhoni Potka dhe Xhoni Potka e kishte hequr nga Facebook-u.

Ndërkohë në intervistën e fundit që kam marrë të Tina Pajollarit, thotë që Xhoni Potka më hapte mua Facebook-un tim.

Pyetja ime është: Martin Çeçon kush e hoqi nga friends?

Xhoni Potka: Dakord unë e kam patur në Facebook, por unë as Facebook s’e hap dot, as messenger.

Spartak Koka: Nuk di rrjetet sociale?

Xhoni Potka: Po ta dija do e kisha pikasur, nusja e përdorte.

Spartak Koka: Facebookun tënd, me emrin tënd?

Xhoni Potka: Eh ajo. Unë nuk flisja dot me njerëzit e mi. Po të kërkosh Xhoni Potka, shumë dalin.

Spartak Koka: Kush e ka hequr Martin Çeçon?

Xhoni Potka: Gruaja ime.

Spartak Koka: Tina thotë më hapnin Facebook në emrin tim dhe ma përdorte dhe motra dhe Xhoni Potka.

Xhoni Potka: E kam dëgjuar atë që ka thënë. Të tëra gënjeshtra se unë sflisja dot me motrën time.

Unë e vë dorën në zjarr.

Spartak Koka. Je gati të përballesh me ligjin?

Xhoni Potka: Në vend.

Spartak Koka: Ke shkuar vetë?

Xhoni Potka: Vetë.

Spartak Koka: Në qershor vritet Martin Çeço, disa ditë më vonë bashkëshortja juaj Libora ishte në Shqipëri dhe erdhi në Greqi.

Xhoni Potka: Brenda 4 ditëve, kur shikoj në media. 3-4 ditë para se të vinte kjo. E shikoja të mërzitur. I thashë ik. Unë i thashë me mirëkuptim se unë i besoja, ajo të vinte në Shqipëri, unë në Gjermani.

Kur vjen ajo këtu, hodhi çantat përjashtë, fëmijët i la rrugëve. Kam dëshmitarë.

Spartak Koka: Sa fëmijë keni?

Xhoni Potka: Dy fëmijë, djali dhe çupa.

Spartak Koka: I braktisi nëna e tyre?

Xhoni Potka: Po, fëmijët kanë ndenjur vetëm 5-6 orë, i ka marrë çupa e xhaxhait. Kur vij këtu unë, çupën e kishte zënë gjumi. Gruaja kishte ikur në Dibër.

Spartak Koka: Mikel Cycllari ka qenë miku juaj?

Xhoni Potka: Po e kam patur shok.

Spartak Koka: Pra braktisi fëmijët, ju la dhe ju dhe iku.

Xhoni Potka: Po pse iku ajo, kjo më bën çudi mua, pse ka ikur pa u sqaruar fare. Është nënë. U bë tre muaj dhe s’i ka takuar një herë fëmijët. Djali s’e do.

Spartak Koka: Fëmijët t’i lëmë jashtë.

Ti ke bërë kallëzim?

Xhoni Potka: Po për braktisje fëmijësh?

Spartak Koka: Pra ti akuzon ish-gruan se përdorte Facebookun tënd dhe të Tinës?

Xhoni Potka: Ore pyete. Se ça bënte ajo me Facebookun tim nuk e di.

Spartak Koka: Keni folur me gruan tuaj, pa u ndarë ende për vrasjen e Martin Çeços?

Xhoni Potka: Asgjë.

Spartak Koka: Libora Potka, e ka takuar Martin Çeçon?

Xhoni Potka: Se di ça ka bërë, se dy herë në vit vija nga Greqia. Edhe për të atin unë s’dija gjë fare.

Spartak Koka: Babai juaj ka thënë po e kam takuar Nevzatin, se donte të ulej të hante byrek dhe ka ngrënë dhe i është blerë djalit tuaj edhe një top 5 mijë lekësh. Në atë fazë ju keni qenë në burgun e Drenovës.

Ai thotë as s’është bërë bisedë për mblesëri.

Xhoni Potka: Unë s’di gjë fare.

Spartak Koka: Tina Pajollari, ish-kunata juaj është e arrestuar tashmë me vendim gjykate si e dyshuar për vrasje në bashkëpunim e kryer me paramendim. Keni një koment për këtë.

Xhoni Potka:  Ca komenti kam unë për atë? Si duket ajo fliste… mua më vinte zor. Nuk shkonim mirë. I thoja fshiji, hiqi. I thoja të punonte, mos merrej me gjëra të tjera.

Spartak Koka: Ajo tha nuk shkoni mirë, por thoshte më hapnin Facebook.

Xhoni Potka: Ato ia hapte e motra, unë s’hapja dot timin, jo të ish-kunatës. Se unë s’kam qenë këtu. Mua të më lënë rehat se po të ishte për të bërë nuse e kisha mbushur shpinë, se jam bërë vetë nuse e vetë burrë me dy fëmijë, kur trokas për tjetrin i bie që trokas dhe për veten time.

Mua të më lënë rehat me hallet që më kanë rënë. Ai ka të drejtën e tij se e ka evlad. Por unë s’akuzova njeri. Ta gjejnë prej ndonjë tjetri.

Spartak Koka: Pra ju në asnjë lloj rrethane nuk keni lidhje me vdekjen e Martin Çeços?

Xhoni Potka: Po ta kem bërë unë këtë mos t’i gëzoj të dy fëmijët. Nëse unë kam gisht në këtë punë.

Spartak Koka: Pra ju thoni me 12 keni qenë në Greqi?

Xhoni Potka: Po kam qenë në Greqi. Kam dokumentet. Unë e di që më ngatërron ish-gruaja. Se s’i vjen mirë asaj. Ato që janë të vërteta t’i mbajnë. E jo të gënjejnë, si kjo e motra. Më është arë buza, për të mbajtur një familje e jo për t’i marrë leka të atit të atij, Martin Çeços.