Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Mund të bëja kompromis me Edi Ramën dhe të isha Presidenti më i mirë, por u lidha me Kushtetutën


Kreu i Shtetit, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se ai mund të bënte kompromis me Edi Ramën dhe do ishte Presidenti më i mirë që ka pasur historia.

Meta theksoi se i ka fituar disa beteja me Kuvendin dhe me disa ndërkombëtarë në Venecia.

Ilir Meta mund të bënte një kompromis me Edi Ramën dhe do ishte Presidenti më i mirë, që ka pasur historia. Por, Ilir Meta është i lidhur me popullin shqiptar, është i lidhur me Kushtetutën. Nëse ka njëri që do të niset drejt një majë do arrijë atje ai, jam Unë! Unë i kam fituar disa beteja me Kuvendin, dhe me disa ndërkombëtarë në Venecia dhe të gjitha betejat i kam fituar.”, tha Meta.