Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se kishte dhunuar vajzën dhe gruan e ndjerë, kryeministri i Perusë jep dorëheqjen vetëm 4 ditë pas emërimit


Kryeministri i Perusë Hector Valer ka njoftuar të shtunën se ai po largohet nga detyra, vetëm katër ditë pasi ai u emërua në post.

Kjo për shkak të akuzave se ai kishte rrahur vajzën e tij dhe gruan e ndjerë.

Presidenti Pedro Castillo tha të premten se do të riorganizonte kabinetin në dritën e këtyre akuzave, por nuk foli nëse Valer do të largohej.

Castillo tani duhet të emërojë kabinetin e tij të katërt në vetëm gjashtë muaj. Sipas tij kabineti i ri do të përfshijë përfaqësues të një sërë grupesh politike. Është e paqartë se kur do të bëhet një njoftim tjetër.

Castillo, një ish-mësues shkolle dhe anëtar i një partie marksiste-leniniste, ka lëvizur gjithnjë e më shumë në të djathtë që nga marrja e detyrës korrikun e kaluar.

Kryeministri i tij i parë ishte një lider i partisë së ekstremit të majtë, i cili u zëvendësua në tetor nga një politikan i moderuar i majtë, përpara se Castillo të emëronte Valer këtë javë.