Vendosni fjalën kyçe....

Banorja në Qafzezë: Rama s’na rindërton shtëpitë se jemi demokratë, kryeplaku fshihet (VIDEO)


Ditën e sotme banorët e fshatit Qafzezë në Korçë u ngritën në protestë, duke akuzuar organet qeverisëse qendrore e vendore se rindërtimi i banesave të tyre pas tërmetit të 1 qershorit, po bëhet në mënyrë selektive.

Një nga banoret thotë se emri i saj është hequr nga lista për rindërtimin/restaurimin e banesave, për shkak të bindjeve të saj politike.

“Unë e kam emrin Rozeta Foto, jam banuese në fshatin Qafzezë dhe ne na kanë futur në dëme të rënda. Kur erdhi komisioni i parë na nxori me dëme të lehta, kur erdhi i dyti na nxori me të rënda.

Edhe tani na kanë hequr fare nga lista, për punë partish. Për punë partish se s’ka si të na heqin nga lista. E kërkojmë dhe thonë që nuk je. Plus që kanë ardhur të bashkisë, të tërë. Ne nuk jemi me atë. Unë jam demokrate dhe në daç i bëfshin e në daç mos i bëfshin unë demokrate jam. Ta them me plot gojë, as nuk më shkon nëpër mend. Por ama nuk duhet të më ndajnë. Nuk duhet se tërmeti ra për të gjithë, nuk ra për demokratët më shumë apo më pak. E kupton?

Shtëpitë të bëhen. Demokratëve jo, i hoqën nga lista sepse kryeplakun e kemi komunist. Iku kryeplaku. Fshihet kryeplaku, t’i ikim te shtëpia ta gjejmë se s’e gjejmë dot. Tani ka më turp se të mos i shoqërojë kryeplaku fshatarët. A ka më skandal se në këtë fshat?”, thotë banorja.

Kujtojmë se në fillim të qershorit, dhjetëra persona mbetën pa shtëpi për shkak të lëkundjeve të forta sizmike në këtë zonë të vendit. Kryeministri Edi Rama këtë verë i vizitoi banorët e mbetur pa shtëpi, duke u premtuar atyre se dimri nuk i zonte nëpër tenda, por në banesat e tyre të rindërtuara./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *