Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë/ Tritan Shehu: Dhamë një shfaqje turpi, çfarë fshihet pas këtij vendimi


Deputeti demokrat Tritan Shehu e ka quajtur të paprecedent rrëzimin e rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Shehu tha se sot Parlamenti shqiptar ka dhunuar një shfaqje turpi dhe të paprecedentë.

 “E shëmtuar, është një ditë e hidhur dhe e shëmtuar në Parlamentin shqiptar kjo që po ndodh sot këtu. Ngeli Parlamenti i vetëm që nuk ka një dokument të vendosur, formal, për të dënuar gjenocidin.

Është një ditë që me gjithëmend ne na vendos një damkë të rëndë përpara botës demokratike.

Para pak ditësh, këta zotërinj këtu dënuan rezolutën për të dënuar gjenocidin rus në Ukrainë. Nuk e pranuan atë. Sot nuk pranojnë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë, nesër nuk do pranojnë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Të jeni të bindur. Pse? Janë lidhjet, detyrimet, është Vuçiçi matanë. Janë lidhjet, qëllimet. Prandaj ne sot e damkosëm Parlamentin shqiptar. Sot krijuam një situatë të paprecedent në Prlamentin shqiptar.

 Parlamenti Europian pak kohë mën parë ka caktuar datën 11 korrik për të kujtuar viktimat. Në parlamentin shqiptar ne nuk kemi kaluar asnjë rezolutë. Asnjë dokumenht formal. Përse? Çfarë fsheh nga mbrapa kjo? Është vepër e shëmtuar në kurriz të demokracisë dhe stabilitetit të rajonit. Sot kemi bërë një shfaqje regresi, të paprecedent, një shfaqje turpi.”- tha Shehu.