Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitjet e dheut në Venezuelë i marrin jetën të paktën 36 personave


Të paktën 36 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në shtetin Aragua të Venezuelës, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë, Remigio Ceballos, në deklaratën për gazetarët tha se si pasojë e reshjeve që vazhdojnë që nga 8 tetori në qytezën Tejerias kanë humbur jetën dhe zhdukur shumë persona.

“Fatkeqësisht, për momentin 36 persona kanë vdekur dhe sipas të afërmeve të viktimave 56 persona janë të zhdukur”, tha Ceballos.

Ai tregoi se kanë filluar shpërndarjen e 300 tonë ushqimit në rajon, ndërsa punimet shpëtim-kërkimit vazhdojnë pandërprerë me 1.200 persona. Ceballos ndër të tjerat informoi se 317 shtëpi janë rrënuar tërësisht, si dhe 757 shtëpi kanë pësuar dëme.

Presidenti Nicolas Maduro, nga ana tjetër, në postimin në Twitter duke bërë thirrje për solidaritet kombëtar, shkroi: “Si popull gjithmonë do të jemi të bashkuar përballë ndodhive negative. Populli ka një qeveri që punon 24 orë për t’u zgjatur atyre dorën në çdo kusht dhe rast”.

Në 2 javët e fundit kanë humbur jetën 42 persona nga reshjet e dendura