Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Saliu e Iliri i duan votat për t’iu kundërvënë SHBA-ve, Luli për t’iu kundërvënë Berishës


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Taulant Balla, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha i do votat në zgjedhjet e 6 Marsit “për të ua kundërvënë ato SHBA-ve”. Ndërsa Lulzim Basha për t’iu kundërvënë Berishës.

Këtë deklaratë Balla e bëri në një takim me gratë e vajzat në Lushnjë, ku merrte pjesë si drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit.

“Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Luli që fle gjumë s’kanë çfarë i japin këtij qyteti. Duhet të flasim edhe me demokratët. Duhet të jemi një ekip, ndaj ju kërkoj trokisni në cdo derë.

Në 6 mars duhet të kemi një votë shumë më të madhe se herët e tjera, që unë ta kem zërin më të fortë për të kërkuar më shumë te Rama.

Ta shndërrojmë Lushnjen në një qytet lulesh siç i ka pas hije Lushnjës. Saliu e Luli kanë hallet e veta ne s’kemi punë me ta.

Saliu i do votat për t’jua kundërvënë SHBA bashkë me Ilirin, Luli i do votat për t’ju kundërvënë Saliut, ne për t’i shërbyer qytetit. Tani dallimi besoj është mëse i qartë.”- janë fjalët e Ballës. Ai prezantoi në këtë takim Eriselda Sefën si kandidate të Bashkisë së Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.