Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhet e pjesshme të 6 marsit, PS e ‘Shtëpia e Lirisë’ zyrtarizojnë kandidatët, pritet PD


Teksa nga çelja zyrtarisht e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit na ndajnë edhe katër ditë, Partia Socialiste dhe koalicionit Shtëpia e Lirisë, pjesë e të cilit janë Komisioni i Rithemelimit të PD-së, LSI e PDK i kanë përcaktuar kandidatët që do marrin pjesë.

Ndërkohë PD e drejtuar nga Basha nuk ka zyrtarizuar ende asnjë emër për këto zgjedhje. PS-ia i caktoi pesë nga gjashtë kandidatët që javën e shkuar, me emrin e vetëm atë të Eriselda Sefës në Lushnjë që u vendos ditën e djeshme, ashtu siç ishte njoftuar më herët nga kreu  grupit parlamentar, Balla, ditë më parë.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së i zyrtarizoi kandidatët të dielën pas zhvillimit të atyre që u quajtën primare.

Mes disa kandidatëve për gjashtë bashkitë e vendit, anëtarësia përcaktoi emrat që do jenë kandidatë zyrtarë të koalicionit Shtëpia e Lirisë duke qenë se LSI e PDK nuk do kenë kandidatë në këto zgjedhje.

Partia Demokratike e drejtuar nga Basha nga ana e saj nuk ka zyrtarizuar ende asnjë kandidat. Deri tani ka vetëm një emër të propozuar nga dega e PD-së në Durrës. Bëhet fjalë për kreun e kësaj dege, Luan Hoti, emri i të cilit i është propozuar kryesisë.

PD ka deklaruar më herët se kandidatët e shpallur në Komisioni i Rithemelimit nuk e përfaqësojnë.