Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Kam udhëtuar vetëm një herë me Begon, Salianji: Që nga 2013 janë 57 udhëtime (Foto+Video)


Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i cili akuzohet nga opozita si i afërt me Edmond Begon ish-pjestar i bandës së Lushnjës ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se si është njohur me biznesmenin dhe sa herë ka udhëtuar me të.

Balla ka theksuar se e ka njohur Begon në vitin 2015 dhe është prezantuar si një biznesmen që ndërtoi një Xhami në zonën e tij elektorale.

Ndërsa për udhëtimet me Begon jashtë shtetit Balla ka pohuar se ka udhëtuar vetëm një herë me të, ndryshe nga numri i udhëtimeve që pretendon opozita.

“Bashkë me një grup gazetarësh, ka qenë edhe ky që kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë. Duke shtuar më tej se vetëm kaq, pasi nuk ekziston asnjë udhëtim tjetër me të”- u shpreh Balla.

Deklarata e Taulant Ballës në emision: 

Nga ana tjetër deputeti i PD-së Ervin Salianji në mënyrë të drejtpërdrejtë ka publikuar numrin e fluturimeve nëpërmjet Ballës dhe Begos jashtë shtetit për të përgenjeshtruar Kreun e grupit Parlamentar të PS-së.

Gjithashtu Salianji ka përgënjeshtruar edhe deklaratën e Ballës se xhamia në Dragostunjë është inaguruar në Qershor të vitit 2015 dhe jo në fillim të 2015.

Postimi iErvin Salianjit në Facebook:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *