Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet shtylla e tensionit të lartë në Lezhë, disa fshatra pa energji


Pesë fshatra në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike pas dëmtimit të një shtylle të tensionit të lartë.

Bëhet fjalë për fshatrat Tale, Shënkoll, Rrilë, Grykë Lumi e Barbullojë si dhe disa fshatra në Kurbin.

Fshatrat janë në errësirë që prej mbrëmjes së djeshme ndërsa nuk ka ende ndonjë të dhënë se kur do rikthehet energjia.