Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi akuza ndaj Bashën: Përktheu votën e partisë së tij në para për xhepin e vet


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në emisionin “Opinion” bëri një akuzë të fortë ndaj Lulzim Bashës.

Kryemadhi tha se Basha ka përkthyer votën e partisë së tij në para për xhepin e vet.

“Përsa i përket qylaxhiut, që ka marr qyl mandat në 2005, në 209, ka marr qyl ministër dhe kryetar bashkie. Ai tregoi që pangopësia financiare e klanit të tij që ta përkthej votën e partisë së tij në para në xhepin e tij dhe Netflix do e bëj film “I am Luli”. Ju e dini që ka një çështje në SHBA që Bilal Shehu është dënuar me 4 vite për shkak që ka bërë Rama më Obamën që bëhej fjalë 80 mijë dollarë. Përsëri ka një çështje në SHBA, Trump i bënte më pak, sot e kësaj dite kemi një çështje të mbyllur për procedurë dhe në Prokurorinë e Tiranës për 675 mijë dollarë të një fotografie me Trump që ne e dimë që nuk janë aq. Prokuroria nuk e ka mbyllur, çështja është mbyllur për shkak se prokurori dhe dorëheqje një ditë para se të mbaronin afatet e dorëzimit. Çështja nuk është mbyllur dhe këtu fillon shtrëngimi i litarit në fyt për Bashën”,-tha Kryemadhi.