Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Meta nuk e takoi Berishën në emër të LSI-së


Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Opinion” se nuk ka dijeni që Ilir Meta e ka takuar Sali Berishën në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryemadhi sqaroi se bashkëpunimi me Berishën kishte kohë që flitej me Vasilit, Braimllarit, Bylykbashit e Këlliçit.

Në dijeninë time, Meta nuk e ka takuar Berishën në emër të LSI. Edhe unë nga mediat e kam marrë vesh. Megjithatë Meta e ka takuar Berishën në mes të ditës në pallatin e Brigadave. Kishte kohë që flitej mes Petrit Vasilit, Oerd Bylykbashit, Endrit Brahimllarit dhe Belind Këlliçit për këtë çështje.

Ne e kishim një ide se si do të dilnim në këto zgjedhje. Absolutisht që Meta nuk i ka dhënë asnjë garanci Berishës. Ne nuk zgjodhëm Berishën, por ne zgjodhëm atë institucion që quhet “primare”. Askush nuk mund ta mohojë që ata kandidatë dolën nga një proces votimesh në qytetet e tyre”-tha Kryemadhi.