Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në shfaqjen e fishekzjarreve në Çikago, njerëzit nën panik shkelin njëri-tjetrin


Më shumë se një duzinë njerëzish kanë mbetur të plagosur, pas një sherri me thika në shfaqjen vjetore të fishekzjarreve në Çikago.

Në shfaqjen që tërheq mijëra njerëz në liqenin e Miçiganit çdo vit, ndodhi një përplasje me thika e cila shkaktoi panik.

Zëdhënësi i policisë së Çikagos, Anthony Guglielmi tha se tre njerëz u goditën me thikë gjatë sherrit që ndodhi mes shfaqjes së 4 korrikut (Dita e Pavarësisë së SHBA-së).

Guglielmi thotë se 16 persona të tjerë u dërguan në spital, pasi u shkelën nga njerëzit nën panik që nxitonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

“ABC News” shkruan se nuk dihet nëse ka të arrestuar dhe se policia ka nisur hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *