Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Më 25 prill filloj karrierën politike nga e para, tërheqja do ishte akt tradhëtie  ndaj vendit


Presidenti Meta ka lajmëruar rikthimin aktiv në politikën e vendit. Ai e bëri pohimin gjatë një interviste të dhënë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Pushteti’ të gazetares Juela Meçani.

Kreu i shtetit theksoi se e kishte menduar ndryshe rrugëtimin e tij politik duke synuar një mandat të dytë si president e më pas t’i përkushtohej diplomacisë.

Por më tej ai thotë se në gjendjen në të cilën ndodhet vendi nuk mund t’u bëjë bisht përgjegjësive e kësisoj pas përfundimit të mandatit si president do i rikthehet jetës politike aktive.

“Unë me 25 prill filloj karrierën politike nga e para. Mendova që me një mandat të dytë si President dhe pastaj t’i përkushtohesha diplomacisë. Danimarkë, Suedi, Norvegji, të gjithë shokët dhe miqtë e mi atje janë në krye të qeverive dhe mund ta ndihmoja  shumë edhe vendin tonë, të sillja investitor nga andej. Të promovoja Shqipërinë dhe turizmin sepse ëndrra ime kjo ka qenë, që Shqipëria të bëhej si ato vende. Mirëpo të tërhiqesh këtë moment nga politika është si të kryesh një akt tradhtie ndaj  atdheut, për një politikan të cilit vërtet atdheu, njerëzit, rrethanat i kanë dhënë jo pak, siç thotë me të drejt zoti Rama për mua. Edhe unë kur e shikoj që atdheu është në rrezik, si mundet të tërhiqem. Unë Ilir Meta, studenti i dhjetorit, unë që kam bërë çdo gjë për integrimin europian tëShqipërisë dhe kur shoh që mbas tridhjetë vitesh se sa mbrapa jemi ne. Dhe ata që ishin shumë mbrapa dhe nuk ekzistonin fare janë dhjetë vjet para nesh. Për çfarë duhet tërhiqem unë, që të shikoj se si largohen të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, është e pa mundur.” – pohoi Meta.