Vendosni fjalën kyçe....

Dalin emrat e ‘Trinom’, mes tyre policë burgjesh, zyrtarë e biznesmenë, akuzohen se furnizonin të dënuarit me drogë  


Policia ka zbardhur skemën e ngritur në disa burgje të vendit. Lidhur me këtë mbrëmjen e djeshme u krye një operecion i gjerë në disa qarqe e burgje të vendit.

Gjatë operacionit u lëshuan 28 urdhërarreste mes të cilëve ka policë burgjesh, zyrtarë të administratës, biznesmenë si dhe të dënuar.

Dyshohet se grupi mundësonte futen në burgje sende të ndaluar e lëndë narkotike.

Kreu i policisë së Elbasanit ka bërë me dije emrat e personave të ndaluar gjatë operacionit ‘Trinom’.

Të ndaluarit

Hysni Ndreu, shef i Paraburgimit Elbasan, për korrupsion pasiv

Gazmir Meta, grup sigurie në paraburgimin e Elbasanit, për korrupsion pasiv dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Gentian Gjata, biznesmen, pronar i një lokali në Elbasan

Gentian Mino, i dyshuar për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Dardar Xhahysa, i dyshuar për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Mikel Gjella, i dënuar në Elbasan

Klevis Deliaj, i dënuar në Elbasan

Genti Xhahysa, i dënuar

Ervin Deliaj, i dënuar në Kavajë

Rigers Miha, i dyshuar për për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Kastriot Gjella, i dyshuar për për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Enver Kasneci, i dyshuar për për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Masa ‘arrest shtëpie’

L.Gjata, banuese në Elbasan, e dyshuar për për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

F.Sula, i dyshuar për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Masa ‘arrest në burg’

Aleksandër Llanaj, i dënuar në burgun Jordan Misja, në regjimin 41Bis

Delin Hajdari, i ndaluar për një tjetër vepër penale në Drenovë/Korçë

Leo Osmani, i dënuar në Drenovë/Korçë

Gazmir Braka, i dënuar me parë dhe i ndaluar në burgun e Peqinit.

Aleksandër Sinanaj, i dënuar në Peqin

Azem Glori, i dënuar në Peqin

Ilia Beshello, ish-punonjës i vendimeve penale në Drenovë/Korçë

Veli Bici, punonjës policie në Peqin

Olgert Muçka, polic në Drenovë

Artan Dulellari, polic në Drenovë

Metk Nurçelli, polic në Drenovë