Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Yuri Kim le të marrë pjesë në fushatë por mbështetësit vetëm do shtohen


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se Yuri Kim i ka lejuar vetes të sillet si guvernatorë dhe të futet në punët e brendshme të një partie.

Berisha thotë se para çdo foltoreje Ambasadorja e SHBA-ve është përpjekur të dekurajojë demokratët por mbështetësit vetëm shtoheshin.

“Zonja i ka lejuar vetes në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës së Shqipërisë, i ka përshtatur vetes për shkak të një kryeministri që mund t’i vendosësh çdo epitet, të sillet si një guvernatore dhe të futet në punët e brendshme të një partie. Unë e kam ndjekur këtë qëndrim, para çdo foltoreje, para çdo akti ajo është përpjekur të dekurajojë demokratët. Mendova njëherë t’i them ju lutem mos bëj deklarata se po më shtohen njerëzit dhe unë këtë ndihmë nuk e dua nga ju, por nuk e bëra. Le të marrë pjesë në fushatë sa të dojë, në shkelje flagrante të kushtetutës, por mbështetësit dhe votuesit vetëm do të shtohen“-u shpreh Berisha.