Vendosni fjalën kyçe....

OSHEE: Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë në këto zona në Tiranë


Ditën e Enjte do të ketë përsëri ndërprerje të energjisë elektrike për disa zona në kryeqytet.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediet se ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit.

“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 21 tetor do të punohet në disa kabina e për pasojë do të mbeten pa energji disa zona.”- thuhet në njoftim.

Mësohet se stakimi i energjisë elektrike do të bëhet në oraret 09:30-13:30, 09:00-16:00 dhe 09:00-13:00.

Oraret e stakimit dhe zonat e prekura:

09:30-13:30

Pjesërisht: Zallherr, Kodër e Kuqe, Gërdec, Marqinet.

09:00-16:00

Pjeserisht: Rruga “Shyqyri Brari”.

09:00-13:00

Pjesërisht: Rruga “Sami Frashëri”, 1 pallat pas shkollës “Edit Durham”.