Vendosni fjalën kyçe....

Balla për kandidatët e Komisionit të Rithemelimit: Produktet që vijnë nga “non-grata” mbeten “non-grata”


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka një koment për kandidatët që dolën nga zgjedhjet e djeshme të Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Në një deklaratë për mediat ku u pyet nga gazetarët për votimet që u zhvilluan dje, Basha tha se produktet që vijnë nga “non-grata” duke iu referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha, mbeten “non-grata”.

“Këtu do përgjigjem personalisht dhe jo i kreu i grupit parlamentar të PS-së. Non-grata ngelet non-grata, dhe produktet që vijnë nga non-grata mbeten non-grata.”- janë fjalët e Ballës.