Vendosni fjalën kyçe....

22-vjeçari i largohet policisë me Lamborghini, mjeti merr flakë, ndërron jetë pasagjerja në Nju Jork


Një vajzë 21-vjeçare ka vdekur në një rrugë të Manhatanit në Nju Jork pasi mjeti luksoz Lamborghini me të cilin ajo udhëtonte si pasagjere u përfshi nga flakët në lëvizje.

Shoferi 22-vjeçar Alejandro Rentas u dërgua në spital, ndërsa ende nuk dihen akuzat me të cilat ai do të përballet.

New York Post, raportoi se shoferi kaloi me semafor të kuq dhe më pas u sinjalizua nga oficerët e policisë për të ndaluar, por ai injoroi thirrjen dhe u largua me shpejtësi, ndërsa më pas mjeti luksoz u përfshi nga flakët për arsye ende të pazbardhura.

Mësohet se 22-vjeçari që drejtonte mjetin u nxor nga makina e përfshirë nga flakët nga një kalimtar i rastit, i cili tha se për gruan ishte tepër vonë.