“Tokyo Tirana”, quhet spikerja virtuale e krijuar nga inteligjenca artificiale e cila është risia më e re e moderimit të lajmeve në televizionin Euronews Albania.
‘Ditën e saj të parë të punës’ spikerja e ka startuar në emisionin “Good morning Albanians”, nga ku do të përcjell çdo mëngjes lajmet e fundit.
Euronews Albania bëhet kështu televizoni i parë në Shqipëri i cili kalon në një stad të ri, duke përfshirë inteligjencën artificiale në prezantimin e lajmeve në kohë reale.
“Tokyo Tirana” është e para spikere virtuale që do të flas shqip në Euronews Albania.
Prej disa kohësh inteligjenca artificiale, po përfshihet në shumë fusha të jetës e këtë herë Euronews Albania e sjell me detyrën e një moderatereje, për të informuar çdo ditë publikun në emisionin Good Morning Albanians me lajmet e reja të ditës.
Në të gjithë botën janë disa media që tashmë kanë nisur të transmetojnë lajmet nëpërmjet spikerit virtual të krujuar nga inteligjenca artificiale.