Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama, Berisha dhe Meta duan shkatërrimin e PD-së


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me mbështetës të njësisë 2 në kryeqytet deklaroi se vendi ka vetëm një opozitë dhe ajo është PD-ja.

Ndërsa e cilësoi Berishën, Ramën dhe Metën si të lidhur së bashku me qëllim për të shkatërruar PD-në.

Hiqni çdo iluzion. Janë bashkë, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, janë të tre bashkë, janë bashkë prej hallit që i lidh bashkë, dhe janë bashkë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Mos keni asnjë iluzion. Sigurisht që nuk kanë për t’ia arritur, përkundrazi, ajo që shoh dhe prek me sytë e mi, pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e ekranit, është një vendosmëri në rritje e demokratëve, një vetëdije në rritje të demokratëve. Kjo parti, quhet Partia Demokratike, ka kaluar edhe periudha të vështira, por përbëhet nga demokratë”, deklaroi Basha.