Vendosni fjalën kyçe....

Sot festa e Sulltan Nevruzit – Rama, Basha e Meta urojnë besimtarët



Sot besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit që është dita e fisnikërisë së tyre. Dhe me këtë rast, politikanët shqiptarë, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, për të vazhduar me kreun e opozitës Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta e të tjerë, kanë bërë urimet e tyre për besimtarët në rrjetet sociale.

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama shkruan: “Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian.”

Lulzim Basha

Kreu i opozitës shkruan: “Të dashur besimtarë bektashinj! Gëzuar nga mot Sulltan Novruzin! Qoftë kjo ditë e bekuar një ogur i mbarë për çdo shqiptar e për çdo familje që sot i lutet Zotit për të mirën, shëndetin dhe ngadhënjimin mbi të keqen!”.

Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjithashtu ka ndarë një mesazh urimi: “Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!

U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes! Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës! Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *